Ç’po ndodh? Berisha bllokon foltoren e Kuvendit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bllokuar para pak minutave foltoren e Kuvendit.

Pas akuzave nga Damian Gjiknuri, Berisha kërkoi të marrë fjalën, gjë që nuk ju lejua.

Sipas nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj, Berisha nuk mund të merrte fjalën pasi ishte jashtë radhe.

“Nuk ke të drejtë të marrësh fjalën për replikë. Liro foltoren”, tha Felaj.

Kujtojmë se në Kuvend po zhvillohet mocioni me debat, i kërkuar nga Partia Demokratike lidhur me krizën e çmimeve. Mocioni është parashikuar të zgjasë 3 orë dhe Gjiknuri e akuzoi Berishën se la një kufomë energjitike, gjë për të cilën Berisha kërkonte të jepte edhe një përgjigje./albeu.com/