Prodhuesi francez i makinave Renault do të pezullojë operimet në fabrikën e tij në Moskë pasi u kritikua nga Kievi për të mbetur në Rusi.
Në një deklaratë, ajo tha se po shqyrtonte gjithashtu “opsionet e mundshme” për filialin e saj rus AvtoVAZ – ajo zotëron 69% të aksioneve në AvtoVAZ.
Kjo vjen pasi ministri i jashtëm i Ukrainës bëri thirrje për bojkotimin e kompanisë për refuzimin e saj të mëparshëm për t’u larguar nga Rusia.
“U bëj thirrje klientëve dhe bizneseve në mbarë globin që të bojkotojnë Renault”, shkroi të mërkurën në Twitter ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba. Ai përshëndeti njoftimin e së enjtes.
Raportet thonë se Renault kishte pezulluar prodhimin në fabrikat e saj në Rusi muajin e kaluar pas pushtimit, por shpejt rifilloi prodhimin.