Barcelona duket se do të rikthehet në rimëkëmbje nën drejtimin e Xavi Hernandez, një nocion i vërtetuar fuqishëm nga mposhtja 4-0 e rivalëve të Real Madridit të dielën, dhe më shumë lajme të mira mund të vijnë në verë nëse deklaratat e këshilltarit të Joan Laporta, Enric Masip, janë të realizueshme.
Interesi i katalanasve për Erling Haaland është i mirëdokumentuar, ndërkohë që ka pasur edhe pëshpëritje për kthimin e mundshëm të Leo Messit dhe asnjëri nga transferimet nuk është i pamundur në sytë e Masipit.
“Nënshkrimi i tij është i vështirë, por jo i pamundur,” tha Masip për Haaland në një intervistë për “Cadena COPE”.
“Duhet të ketë shumë rrethana që të mund ta nënshkruajmë atë. I referohem asaj që tha Laporta, se klubi do të bëjë transferime, por që dikush të vijë duhet të ketë largime.”
Me rikthimin e Messit, Masip ishte pak më i paqartë, por megjithatë nuk mund ta përjashtonte.
“Kthimi i Messit? Asgjë nuk është e pamundur, por nuk ka pasur gjeste si të tilla nga klubi,” tha ai.
“Pavarësisht situatës ekonomike, klubi është duke kërkuar formula për të vazhduar nënshkrimin. Barcelona duhet të nënshkruajë më të mirën.”
Masip shpjegoi situatën financiare të klubit dhe foli për përmirësimin e bërë nën Laporta.
“Klubi u shkatërrua nga keqpërdorimet e bordit të mëparshëm. Ne kemi bërë punën e tre viteve në tre muaj. Shpresa e Barcelonës është rikthyer. Është diçka që tha presidenti. Ne duhet të festojmë që kemi kthyer një situatë të mirë pas asaj që përjetuam.”/ h.ll/albeu.com