Drejtori i lajmeve të kanalit kryesor televiziv shtetëror të Rusisë e ka cilësuar “tradhti” protestën kundër luftës të kryeredaktores Marina Ovsyannikova, e cila ndërpreu një edicion lajmesh live me protestën.
Ovsyannikova vrapoi pas spikeres teksa dënonte sulmin e ushtrisë ruse në Ukrainë, ndërsa më vonë u gjobit me 30,000 rubla dhe u arrestua. Duke folur në Channel One, drejtori i lajmeve Kirill Kleymenov tha se “një shpërthim emocional është një gjë, por tradhtia është një çështje krejt tjetër”.
Ovsyannikova përmes një pankarte u tha shikuesve se atyre po iu thuheshin gënjeshtra për luftën në Ukrainë. Kleymenov pretendoi se pak para protestës së saj Ovsyannikova “sipas informacioneve tona, foli me ambasadën britanike”. Ai tha gjithashtu se avokati i saj ishte paraqitur në studiot televizive dhe ishte “një veprim i planifikuar”.