Lushkja protagonist në Moldavi, ish-fantazisti i Laçit gjen golin e parë me Sheriffin

Sheriff Tiraspoli ka fituar kundër SF Gheorghem me rezultatin 3-0, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 21-të të kampionatit moldav.

Protagonist në këtë fitore ishte edhe ish-fantazisti i Laçit, Regi Lushkja, i cili ka gjetur edhe golin e parë me skuadrën moldave.

Mesfushorit shqiptarë i kanë mjaftuar vetëm 2 minuta për të gjetur rrugën e rrjetës, teksa hyri në fushën e lojës në minutën e 60-të ndërsa tundi rrjetën në minutën e 62-të.

Kavajasi shënoi golin e parë për Sheriffin në këtë takim duke i hapur rrugë fitores, teksa Bruno do të shënonte dopietë 74’ dhe 80’, për ti dhënë fitoren 3-0 skuadrës së tij./h.ll/albeu.com


Shtuar 19.03.2022 18:11