Një 13-vjeçar është përplasur nga nje makine sot ne Tirane.
Policia ben me dije se aksidenti ka ndodhur paraditen e sotme, rreth ores 11:15.
Mjeti me drejtues F.Sh., ka aksidentuar shtetasin e mitur me iniciale A.Th., 13 vjeç, i cili është dërguar në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 13.06.2020, reth orës 11:15, mjeti me drejtues F.Sh., ka aksidentuar shtetasin e mitur me iniciale A.Th., 13 vjeç, i cili është dërguar në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
