E ardhmja e Moratas në ajër

E ardhmja e Alvaro Moratas nga sezoni i ardhshëm mbetet e panjohur. Për momentin, sulmuesi madrilen ka ende një kontratë me Atletico Madrid deri në qershor 2023, kështu që ai duhet të kthehet në Madrid pasi huazimi i mbaron më 30 qershor.

Kur Juve dhe Atletico mbyllën transfertën, ata përfshinë një opsion blerjeje prej 35 milionë euro, megjithatë, klubi italian do të bënte gjithçka për ta ulur këtë shumë.

Qëndrimi te Atletico ose një transferim te Juve janë dy opsionet më të rëndësishme, por jo të vetmet. Sipas GOAL, Atletico Madrid po punon gjithashtu për mundësinë e rinovimit të sulmuesit nga Madridi edhe për një sezon dhe më pas ta huazojë për një vit tjetër. Në këtë mënyrë, klubi do të vazhdojë të ketë një vit manovrimi në kontratën e lojtarit, ndërsa pret të gjejë një shitje nga e cila përfitojnë të gjitha palët.

Ajo që duket më evidente është se Morata nuk do të vazhdojë të jetë një lojtar i Atletico Madrid. /albeu.com/


Shtuar 18.03.2022 15:25

Tags: