Çdo e keqe e ka një të mirë, pas arrestimit Elsa Lilës i ndodh e papritura (FOTO LAJM)

Dy ditë më parë, lajmi se Elsa Lila është vënë në pranga në Itali bëri mjaft bujë. Këngëtarja ishte në mesin e 13 personave që trafikonin lëndë narkotike midis provincave të Viterbos dhe asaj të Romës.

Sipas La Repubblika këngëtarja ka patur rolin e financieres në grupin e trafikimit të lëndëve narkotike dhe ishte “e besuara” e kokave të grupit.

Arrestimi i këngëtares tronditi gjerësisht shqiptarët të cilët e njihnin këngëtaren si një figurë të pastër të skenës.

Por çfarë ndodhi papritur me shikimet në këngët e saj në YouTube.

Albeu.com ka vënë re se këngëtares i janë shtuar më shumë se 10 mijë shikimi për secilën prej këngëve të saj që tashmë kishin mbetur në harresë për pjesën e mirë të publikut shqiptarë.

Epo nëse mund ta quajmë kështu, çdo e keqe e ka një të mirë./albeu.com/


Shtuar 18.03.2022 15:03