Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Tek Komuna e Parisit në orën 22:00 është ekzekutuar me armë zjarri një shtetas.
Viktima është shtetasi Hekuran Billa, një person me precendë penalë, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një të riu në Angli për hakmarrje.
Pas këtij atentati mafioz të ndodhur në kryeqytet, është gjendur një makinë e djegur në afërsi të fshatit Prezë e Vogël në Tiranë.
Dyshohet se mjeti i djegur ka lidhje me ekzekutimin e 40-vjeçarit, pasi mund të jetë përdorur nga autorët të cilët më pas kanë fshehur provat e atenatit. /albeu.com/
