Atentati mafioz me një viktimë në Tiranë, reagon Policia e Shtetit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën pak minuta më parë ku sipas informacioneve të para është ekzekutuar një shtetas me armë zjarri.

Viktima mësohet të jetë shtetas Hekuran Billa, 40-vjeç.

Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur në “Komunën e Parisit”, pranë qëndrës “Kristal”.

Sipas informacioneve që vijnë nga vendngjarja bëjnë me dije se banorët e zonës nuk kanë dëgjuar krisma, gjë që lë dyshime se shënjestra është ekzekutuar me silenciator.

Trupi i pajetë i Hekuran Billës është gjetur brenda një makine ndërkohë zona është blinduar nga forcat speciale të cilët janë në kërkim të autorit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.06.2020, rreth orës 22:00, tek Komuna e Parisit në rrethana ende të paqarta është vrarë më armë zjarri shtetasi H.B., 40 vjeç, i cili po qarkullonte me mjetin e tij.

Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.

Menjëherë është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe sekuestrimin e çdo prove të vlefshme qe do çojë në identifikimin e autorit. /albeu.com/


Shtuar 11.06.2020 20:45