Të gjithë maturanët i janë nënshtruar sot provimit të dytë, atij të Gjuhës dhe Letërsisë. Në lidhje me këtë provim, ka edhe ankesa, kryesisht nga ana e prindërve. Prindërit janë ankuar tek ministrja e Arsimit Besa Shahini.
“Provimi nuk ka qenë sipas udhëzimeve nga ana e MASR. Fëmijët dolën të traumatizuar dhe të zhgënjyer. Fëmijët në provim kanë dalë shumë keq. U hodhën poshtë 3 vite sakrificë të shkollës”, thanë prindërit.
Po ashtu, prindërit janë shprehur se kërkojnë reagim të shpejtë nga Ministria e Arsimit.
Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, formati i provimit dhe i prezantuar dhe i ezauruar gjatë konsultimeve me mësuesit dhe gjatë mësimeve online por edhe fizikisht këto javë duhet të ishte i një formati të prezantuar dhe ato pyetje që do jepeshin duhet të ishin të trajtuara në mësimet që ata kanë marrë sipas udhëzimit dhe sqarimit tuaj publik.
Vetë nxënësit në komunikimet mes tyre e kanë konsideruar provimin si tejet të vështirë. Madje ata përmendin edhe dy situatat që kaluan atë të tërmetit dhe pandemisë, duke e konsideruar këtë si brezin më të vështirë të maturës.
Ndërsa prindër të tjerë të fëmijëve në Gjimnazin “Sami Frashëri” kërkojnë që të shihet këtë shqetësim dhe të analizohet me profesionistët, që secili të marrë atë që meriton pasi nuk kërkojnë asgjë më shumë, por vetëm djersën dhe endërrat e fëmijëve. Më poshtë janë denoncimet e vetë nxënësve.
