Gruaja nga Ukraina ka rrëfyer historinë e saj të largimit nga vendi dhe ardhjen drejt Shqipërisë.
Bëhet fjalë për familjen Breus nga Ukraina. Për t’i shpëtuar luftës Kseniia Breus bashke me dy fëmijët e mitur erdhi në Shqipëri.
Ajo ka treguar rrezikun që i kanosej në vendin e saj, ndërsa i shoqi qëndroi në Ukrainë për të luftuar kundër pushtuesit rus.
“Sapo nisen bombardimet mora fëmijët dhe u largova. Qëndrimi ne Kiev dhe Ukraine është shume i rrezikshëm dhe i frikshëm. Nuk e di si do te shkoje situata. Burri im është ne Ukrainë, në luftë nuk mund të largohet nga vendi”, u shpreh ajo.
Për të mbërritur në vendin tonë, nëna e dy fëmijëve thotë se iu deshën 21 ditë.
“Kemi kaluar në disa qytete të Ukrainës dhe më pas ne disa shtete si Moldavi, Rumani, Bullgari, Maqedoni dhe së fundmi në Shqipëri. Kemi udhëtuar shumë. Ne kemi dokumente evropiane, por shumë të tjerë që kanë vetëm ato ukrainase e kanë shumë të vështirë të vijnë”, tha gruaja.
Në Shqipëri ndodhen edhe qytetarë të tjerë të ardhur nga Ukraina. Ata sipas drejtorit të migracionit dhe kufirit në Vlorë do të strehohen në një ambient të krijuar nga një shoqatë bamirësie.