Atletico Madrid do të përballet në mbëmje me Manchester United, takim i vlefshëm për ndeshjen e kthimit në Champions League, me ndeshjen e parë që ka përfunduar në barazim 1-1.
Në konferencën për shtyp, trajneri i skuadrës spanjolle, Diego Simeone ka marrë vëmendjen e të gjithë fansave, teksa videoja e këtij momenti është bërë “virale” në internet.
Në momentin që Simeone ndodhej i ulur në tavolinë dhe përballë kishte mikrofonat e mediave, ai bëri një veprim të çuditshëm, ndërsa hoqi nga tavolina mikrofonin e Manchester United, ku në të kishte të shkruar MUTV dhe simbolin “Red Devils”.
Pra, argjentinasi e mori atë dhe e la mënjanë, bëri dhe një shaka të thjeshtë, por efektive për të kapërcyer këtë situatë, ndërsa kamerani i United i mërzitur u dëgjua duke thënë: “Jo, jo, më duhet. Kjo është e imja. Mbajeni drejt Diego”.
Simeone u përkul në mikrofonin tjetër dhe, me buzëqeshjen e tij të hidhur nëpër fytyrë, tha: “Gjëra të paparashikueshme ndodhin edhe në lojë”./ h.ll/albeu.com
Diego Simeone removes MUTV microphone to the anger of Man Utd cameraman ? pic.twitter.com/RrJa9bKVRL
— BeanymanSports (@BeanymanSports) March 14, 2022