Policia ka vënë në pranga dy të rinj (vëllezër) Anxhelo Dashi dhe Endrit Dashi, pasi pas një sherri për motive të dobëta kanë tentuar të vrisnin me mjet prerës 45-vjeçarin, Vladimir Mersini.
Mësohet se të tre personat e përfshirë në këtë ngjarje punonin si taksistë dhe kanë nisur një debat për vendin e parë ku do qëndronte taksia. Pas debateve sherri ka degraduar në përdorimin e forcës dhe në përdorimin mjeteve prerëse.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Tentuan të vrisnin me mjet prerës një 45-vjeçar, vihen në pranga dy vëllezër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– A. D., 23 vjeç dhe E. D., 26 vjeç, (vëllezër), banues në Selitë, për veprat penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Këta dy shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Prokop Mima”, kanë tentuar të vrasin me mjet prerës shtetasin V. M., 45 vjeç, banues në Selitë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thika).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./albeu.com