Policia bën me dije se në Kuçovë është denoncuar humbja e një 34-vjeçari dhe në Berat zhdukja e një vajze të mitur. Ndërkohë mësohet se ka nisur punë për gjetjen e tyre.
Njoftimi i policisë:
Në Komisariatin e Policisë Kuçovë ka bërë kallëzim shtetasi F.P., se është larguar nga banesa vëllai i tij shtetasi Ll.P., 34 vjeç, banues në fshatin Sqepur, Dimal. Po punohet për gjetjen e tij.
Në Komisariatin e Policisë Berat ka bërë kallëzim shtetasi A.G., se është larguar nga banesa vajza e tij e mitur S.G. Po punohet për gjetjen e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.