Toyota po redukton prodhimin, preket nga Covid-19 dhe lufta Rusi-Ukrainë

Gjigandi japonez i makinave Toyota Motor njoftoi të premten se do të ulë prodhimin vendas deri në 20 për qind në prill, maj dhe qershor për të lehtësuar presionin ndaj furnitorëve të krijuar nga mungesa e çipave dhe pjesëve të tjera tha një zëdhënës i kompanisë japoneze.

Furnizuesit e Toyota-s janë detyruar të merren me një sërë ndryshimesh në planet e prodhimit për shkak të mungesës së çipave dhe prodhimi i reduktuar duhet ta lehtësojë këtë barrë, tha një zëdhënës, duke refuzuar të specifikojë rënien e pritshme të prodhimit të makinave dhe ndikimin në rezultatet e biznesit.

Presidenti i Toyota-s, Akio Toyoda, u tha anëtarëve të sindikatës këtë javë se furnizuesit pa një plan të duhur prodhimi mund të “shteren” dhe se menaxhmenti po planifikonte “ftohje të qëllimshme” midis prillit dhe qershorit, shkruan albeu.com.

Lëvizja e prodhuesit më të madh të makinave në Japoni është konfirmimi më i fundit i vështirësive në zinxhirët e furnizimit, të cilat po frenojnë industrinë globale të makinave në pandeminë e gjatë të Covida 19, dhe perspektiva është përkeqësuar më tej nga kriza për sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.

Prodhuesi amerikan i automjeteve elektrike Rivian Automotive njoftoi të enjten se për shkak të problemeve të zinxhirit të furnizimit, prodhimi i tij mund të përgjysmohet këtë vit, në 25,000 automjete.

Honda Motor tha se do të ulë prodhimin në dy fabrika vendase me rreth 10 për qind deri në fund të muajit. /albeu.com/

 

 


Shtuar 15.03.2022 11:22

Tags: