Kryeministri Edi Rama është shprehur se taksat e karburanteve nuk do të ulen kurrësesi.
Gjatë një komunikimi LIVE me qytetarët përmes rrjetit social Facebook, Rama është treguar i prerë, duke thënë se nuk do të ketë heqje taksash të karburanteve.
Ai shtoi se jo aq sa kanë dalë sot në protestë por edhe 300-fishi i tyre të jetë, nuk do ta detyrojnë qeverinë as të ulë dhe as të heqë taksat.
‘Mua nuk më shqetësojnë, jo aq por dhe 300 fish, taksat mbi karburantet sa të jem unë nuk hiqen nuk ulen nuk lëvizin. Mua më alarmon diçka tjetër, cënimi i drejtpërdrejtë i dinjitetit tonë si komb si popull, si shtet, si vend si shoqëri, si shqiptarë nga ky reagim’, deklaroi Rama./albeu.com/