PËRMBLEDHJE/ Pushtimi rus i Ukrainës, gjithçka çfarë ka ndodhur deri më sot

Sot shënohet dita e 18-të e luftës në Ukrainë.

Rusia është rigrupuar jashtë kryeqytetit Kiev në përgatitje për një sulm të ri, pasi ajo ka nisur sulmin e saj ajror më perëndimor deri më tani.

Këtu janë më të fundit:

  • Forcat ruse duket se po bëjnë përparim në avancimin e tyre në Kiev.
  • Një sulm ajror rus ka shënjestruar një bazë ajrore të përdorur nga NATO, afër kufirit ukrainas me Poloninë – 35 persona janë vrarë.
  • Gazetari Am amerikan është vrarë në Irpin, pak jashtë Kievit.
  • Kryetarët e rinj të bashkive janë vendosur nga forcat ruse në dy qytete të Ukrainës, pas pretendimeve se të mëparshmit ishin rrëmbyer.
  • Ka shpresa për rezultate pozitive nga negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë “së shpejti” pas “progresit të konsiderueshëm” të bërë.
  • Situata e Mariupolit është kritike, thanë zyrtarët, pasi forcat ruse shtrënguan lakun e tyre rreth portit të Detit të Zi dhe numri i të vrarëve nga bombardimet dhe një bllokadë 12-ditore afroi 1600.
  • Korridoret humanitare drejt qyteteve duke përfshirë Mariupolin e rrethuar po kërcënohen nga “granatimet e vazhdueshme”, thonë guvernatorët ukrainas.

Harta më poshtë detajon pjesët e Ukrainës aktualisht nën kontrollin rus:


Shtuar 13.03.2022 15:19