“Sot kemi ardhur për të parë nëse Edi Rama do e mbajë premtimin e tij. Nuk mund të votojmë një marrëveshje me vota të vjedhura…”
Ditën e sotme kryeministri Rama do të zhvillojë një takim me opozitën parlamentare pasi kjo e fundit kërcënoi se nuk do ta votonte marrëveshjen për Reformën Zgjedhore.
Në këtë takim po merr pjesë edhe deputetja demokrate Hajdari e cila pavarësisht se firmosi marrëveshjen, deklaroi se nuk do t’a votonte.
Deklarata e Hajdarit:
PS ka pranuar që pas marrëveshjet do të ishte gati për ndryshimin e sistemit. Ajo marrëveshje ishte për të ndihmuar shoku e Edi Ramës për tu futur Basha në sistem.
Ndryshimi i sistemi zgjedhor është e vetmja rrugë për tu dhënë shans shqiptarëve për tu futur në parlament.
Sot kemi ardhur për të parë nëse Edi Rama do e mbajë premtimin e tij. Nuk mund të votojmë një marrëveshje me vota të vjedhura.
Futja e partive të tjera në sistem është shenjë e domkracisë. Do të shkoj në atë mbledhje për ta parë premtimin e PS për ndryshimin e sistemit. /albeu.com/