Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar pasi Rama ka prezantuar paketën e rezistencës sociale që kishte 7 pika.
Kryemadhi e quan Ramën manipulator dhe i kërkon që të anulojë pagesat e inceneratorit të Tiranës dhe të anulojë koncesionin korruptiv të firmosur nga Veliaj.
“O piktor, o aktor, o manipulator…. Anulo pagesat e inceneratorit të Tiranës, që po i shijon Stela Gugallja dhe Klodian Zoto në arrati! Këtë e ke vetë në dorë dhe nuk varet hiç nga lufta në Ukrainë, por nga lufta që ke me shqiptarët brenda mendjes tënde. Anulo koncesionin korruptiv të firmosur nga Veliaj dhe me ato para të subvecionohen deri në fund familjet shqiptare, biznesi, fermerët, sektori i hoteleri-turizmit që do e blejë lëndën e parë deri në 10 herë më shumë. Po ule dhe taksat akoma më mirë, por këtë punë e kanë marrë qytetarët tashmë në dorë”, shkruan Kryemadhi.
Plani 7 pikësh i Ramës:
1- Ne do derdhim 3.6 miliard lekë. Apo 36 milion dollar për të indeksuar pensionet. Kjo masë do jetë që në pensione të radhës 673 mijë e 542 pensionistëve.
2- Për 434 mijë përfituese qytetarë të këtij vendi do kompensojë me lekë në dorë rritjen e çmimit të shportës. 25 mijë lekë plus. Qeveria do japë 30 mijë lekë të vjetra për tre muaj rresht si kompensim për pensionistë që marrin më pak se 150 mijë lekë, invaliditetit apo ata që jetojnë vetëm. Persona me aftësi të kufizuar, paraplegjik apo të verbër. Dhe familjet në skemën e ndihmës ekonomike.