Dy nënkryetarët e mbetur të Partisë Demokratike kanë kërkuar largimin e Lulzim Basha nga kreu i partisë.
Burime për abcneës.al bëjnë me dije se nënkryetari i PD-së , Enkelejd Alibeaj ka kërkuar që kryedemokrati të tërhiqet.
“Unë jam në koherencë të plotë me qëndrimin tim se Sali Berisha nuk ka më vend ne PD, por ti kryetar duhet të tërhiqesh”, ka thënë Alibeaj.
Gjithashtu edhe Jorida Tabaku ka kërkuar tërheqjen e Bashës, në mënyrë që të ketë një bashkim të PD-së.
Ndërkaq më herët Basha në fjalën e tij në mbledhje ka theksuar se është koha për të rikuperuar gabimet dhe se ai do të mbajë përgjegjësisë e tij.