Deputeti Adriatik Alimadhi është bërë pjesë e listës së përfituesve të lekëve për karburant në muajin prill kur e gjithë Shqipëria ishte në izolim nga koronavirusi.
Ai ka përftuar një shumë prej 40 mijë lekësh të reja, që bie në kundërshti me faktin se ai ndodhej i shtruar tek Infektivi.
Aktivisti Genc Sejko ka shpërndarë fotografinë e Alimadhit nga krevati bashkangjitur me listën duke bërë pyetjen ironizuese: “Sa karburant harxhon Adriatiku për të shkuar nga shtrati në banjo?”
