“Messi dhe Neymar fajtorë për humbjen nga Reali”

Ish-lojtari i Paris Saint-Germain, Jerome Rothen, është shfaqur i tërbuar, teksa ka cilësuar Lionel Messin dhe Neymarin si përgjegjës për humbjen nga Real Madridi.

“Messi dhe Neymar janë përgjegjës për humbjen.

“Më vjen turp të flas për Messin kështu, por djali thjesht po ecën në fushë”, tha ai për RMC në fillim dhe ishte edhe më i ashpër ndaj brazilianit, për të cilin as nuk donte të përmendej.

“Tjetri i humbi të gjitha topat. Them “tjetri” se më pengon shumë të them emrin e tij. Që kur ai erdhi në Paris Saint-Germain, ka qenë një shaka”. /albeu.com/

Credit: Getty Images/Shaun Botterill


Shtuar 11.03.2022 21:00