Në fjalën e saj në Kuvend, ministrja për Shtetin dhe Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali theksoi se në Komisionin Hetimor lidhur me aferën e inceneratorëve nuk u respektua ligji, ndërsa e vlerësoi atë si një teatër politik.
Ajo gjithashtu theksoi se Komision dëshmitarët u përgjigjën me orë të tëra, por nuk u dëgjuan nga opozita.
“Lulzim je i pabesueshëm edhe kur dëgjon përralla. Meqë e nise me përrallë, nuk po them se ishin tre shokë, por Luli dhe Saliu. Luli që hipi mbi pirgun e plehut që krijoi vetë, Saliu që hipi mbi Lulin. Kaq ishte epilogu i gënjeshtrave dhe rrenave që keni me muaj që i ngrini pa pushim, por që më në fund i zbardhi Komisioni Hetimor. Tani theksojmë se ky Komision u pranua nga ne edhe pse kur një çështje është në hetim s’ka nevojë për politikë. Ramë dakord që ky Komision të ngrihej edhe pse nuk u respektua ligji apo vendimet e Gjykatë Kushtetuese për çështje të Komisioneve dhe sërish nuk u respektuara procedura parlamentare.
Qytetarët e kuptojnë që ky komision dhe dhunimi i dëshmitarëve , provuan mungesën e eksperiencës dhe mungesën e dëshirës së opozitës për të zbardhur të vërtetën. A mund të jetë e interesuar për të vërtetë një opozitë ku në vend që të falënderojë dëshmitarët, i intimidon dhe i akuzon… A mund të jetë e interesuar për të vërtetë një opozitë që thërret për të dëgjua dhe nuk dëgjon dhe nuk reflekton… Të gjithë jeni infektuar nga problemi i rëndë i Lulit me aritmetikën”, tha Spiropali./albeu.com