Pas nisjes së luftës në Ukrainë, çmimi i naftës ka arritur shifta rekord, ku në vendin tonë ka arritur 230 lekë për litër.
Kjo ishte një prej rritjeve më të mëdha të regjistruara ndonjëherë, prej 45 lekësh të reja brenda një jave.
Por ditën e djeshme, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, kërcënoi vendet europiane duke theksuar se çmimi i naftës mund të shkojë në 300 $ për fuçi nga 127 $ që është aktualisht.
Një rritje të tillë është duke e paralajmëruar edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se do të ngrihet edhe një komitet i posaçëm për përballimin e krizës.
E gjithë kjo situatë vjen pas nisjes së luftimeve në Ukrainë pas sulmeve ruse të datës 24 shkurt, ku Putin ndërmori një pushtim në shkallë të gjerë të Ukrainës./albeu.com/