Pas mbylljes së procesit të numërimit në Lushnjë, Partia Socialiste ka arritur të fitojë në këtë qytet.
Kjo ishte Bashkia e tretë e fituar nga të majtët, pas asaj të Vorës dhe Rrogozhinës.
Eriselda Sefa nga radhët e Partisë Socialiste ka marrë rreth 59% të votave, duke fituar kështu garën për këtë bashki. Në vendin e dytë është renditur Elton Bano i “shtëpisë së Lirisë” me mbi 30% të votave. Ndërsa Indrit Sefa i Partisë Demokratike ka marrë rreth 11% të votave.
Socialistët e kanë festuar me ovacione fitoren, në një festë të organizuar ku ka marrë pjesë edhe Taulant Balla. Në emocione e sipër, Balla puth në ballë kryetaren e zgjedhur të Bashkisë së Lushnjës./albeu.com/