Kishte fituar besimin e tij, shkarkohet trajneri i Myrto Uzunit

Humbja ndaj Valencias të shtunën pasdite (3-1) ishte e tepërt për Granadën e Robert Morenos. Trajneri spanjoll u shkarkua nga detyra për shkak të rezultateve zhgënjyese sportive – i 17-ti në La Liga, tre pikë pas play-off-it.

Është Ruben Torrecilla, trajneri aktual i të rinjve, që do të marrë përkohësisht frenat e skuadrës ku luan futbollisti shqiptar Myrto Uzuni. Një lëvizje që nuk duhej kjo për sulmuesin shqiptar, i cili kishte fituar besimin e Morenos dhe tashmë duhet të bindë edhe trajnerin e ri për t’u bërë pjesë e planeve të tij.

“Klubi vendosi të shtunën të shkarkojë trajnerin e ekipit të parë. Granada dëshiron të falënderojë Robert Moreno për punën dhe përkushtimin gjatë kësaj periudhe dhe i urojmë fat në të ardhmen” , mund të lexojmë në komunikatën e shkurtër të skuadrës andaluziane.

Tërmet” te skuadra e Uzunit, Granada shkarkon zyrtarisht trajnerin Moreno – Abc News

 


Shtuar 6.03.2022 11:54