DERBI/ Tirana – Partizani, formacionet zyrtare

Tirana e Partizani janë gati për derbin e kryeqytetit, që nis prej orës 19:45. Trajneri Orges Shehi nuk ka bërë asnjë ndryshim në formacion, sikurse edhe pritej.

Te Partizani është rikuperuar mbrojtësi Hadroj, i cili pati një dëmtim në kavilje. Ai do të luajë në të majtë të mbrojtjes.

Të lidhura

None found

Në stol ka përfunduar Tedi Cara dhe Esat Mala do të të luajë si sulmuesi i djathtë, kurse Matondo do të debutojë si titullar në derbi, në qendër të mesfushës.

TIRANA: Bekaj, Tosevski, Najdovksi, Hoxhallari, Përgjoni, Limaj, Toli, Totre, Seferi, Xhixha, Devid. Trajner: Shehi

PARTIZANI: Hoxha, A. Marku, Belica, Bitri, Hadroj, Rrapaj, Matondo, Kallaku, Mala, Stenio Junior, Skuka. Trajner: Mehmeti.


Shtuar 5.03.2022 18:44