Robert Lewandowski është i vendosur për t’u largua nga Bayern Munich në fundin e këtij sezoni dhe të shumta janë skuadrat që kanë nisur interesimin për të.
E fundit që i është shtuar garës është Manchester United. Polakut i kanë mbetur edhe 18 muaj në kontratë dhe “bavarezët” nuk duan ta humbin me parametra zero.
Manchester United do të duhet të konkurojë më Real Madridin, Arsenal, Chelsea dhe Atletico Madrid.
Mundësia për qëndrim në Munich nuk është shuar përfundimisht, pasi një ofertë e re afatgjatë do ta bënte sulmuesin ta mendonte dy herë. /albeu.com