“Je shalqi me provë”, Rama ironizon gazetaren në studio: E zgjate shumë!

Kryeministri Edi Rama i ftuar në Vizion Plus që në fillim të emisionit ka hasur në përplasje me gazetarët në studio.

Ai ka quajtur shalqi me provë gazetarin Alban Dudushin, ndërsa gazetaren Pranvera Borakaj nuk e ka lënë ta bëjë pyetjen deri në fund ndërsa kur e ka përfunduar e ka ironizuar publikisht duke i thënë.

-E zgjate kaq për të dalë këtu?

Në studio është ndjerë menjëherë një tension mes palëve.


Shtuar 16.04.2021 21:27