Në godinat e mbasadave kryesore në Ukrainë, kanë vedosur disa shenja.
Lajmin e bëri të ditur ambasadori i Bashkimit Evropian në Ukrainë, Matti Maasikas, i cili shkruan se Ambasada sllovene në Kharkiv është goditur me raketë, ndërsa në muret e godinës u zbulua një shenjë që mund të jetë përdorur si GPS nga rusët për ta vendosur si objektiv.
Përmes një fotografie, Maasikas tregon se në ambasadat diplomatike në Kiev janë vendosur disa shenja që mund të paralajmërojnë se ambasadat do të jenë pjesë e sulmit me raketa.
“Më shumë ‘viktima diplomatike’ do të regjistrohen? Shenja si këto gjenden në më shumë se një ndërtesë të misionit diplomatik në Kiev”, shkruan Maasikas./albeu.com/