Rusia jashtë Lojërave Olimpike, Kina “i jep një dorë” mikut të saj Putin

Teksa Lojërat Paraolimpike të Pekinit të vitit 2022 fillojnë ditën e sotme, Komiteti Paraolimpik Ndërkombëtar (IPC) njoftoi një ndalim të sportistëve rusë dhe bjellorusisë që të garojnë, madje edhe si neutralë, vetëm disa orë përpara ceremonisë së hapjes.

Megjithatë, Kina, e cila po pret Lojërat, është përpjekur të mbajë një opinion pozitiv publik ndaj ngjarjes duke censuruar në dukje informacionin.

Mediat kineze nuk e kanë raportuar këtë vendim të Komitetit Paraolimpik. Në Weibo, ekuivalenti kinez i Twitter-it, asgjë nuk shfaqet kur kërkoni për “IPC ndalon Ukrainën dhe Rusinë”.

Temat që lavdërojnë ngjarjen, si “Paraolimpiada #Pekin është gjithashtu e mahnitshme”, janë tashmë në faqet e para të mediave online kineze.

Gjithashtu shumica e komenteve janë në mbështetje të Kinës./albeu.com/

 

 


Shtuar 3.03.2022 17:16