“Incidenti” i parë në nisje të takimit mes delegacionit ukrainas dhe atij rus (VIDEO)

Që në nisje të takimit të dytë mes delegacioneve ruse dhe ukrainase, incidentet kanë qenë të pranishme.

Sapo delegatët ukrainas kanë hyrë në vendin e takimit me delegatët rus, ka nisur dhe takimi i duarve mes palëve.

Por ajo që është bërë virale në rrjet është momenti kur Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, në një moment ‘ngec’ ti japë dorën përgfaqësuesit rus.

Kjo jo për faktin e mungesës së dëshirës, por për shkak të ngatërresës së duarve të delegatëve me njëri-tjetrin.