Sa fëmijë ka Vladimir Putin, ku jetojnë dhe kush është e dashura e tij Alina Kabaeva?

ladimir Putin është personazhi që drejton të gjitha lajmet mediatike në mbarë botën. Që kur presidenti rus vendosi trupat e tij në Ukrainë më 24 shkurt, informacionet për jetën e tij personale kanë dalë në dritë. Diçka e pazakontë sepse ai i bart të gjitha ato aspekte me maturi dhe mbrojtje.

Putini ishte tashmë i martuar, ishte në vitin 1983, kur presidenti rus ishte agjent i inteligjencës për KGB-në. Ai u martua me Liudmila Shkrebneva, por u ndanë në vitin 2013, 30 vjet më vonë. Ndarja u njoftua nga të dy. Ish-bashkëshortja e Putinit nuk u shfaq shumë në publik, por ajo bëri punë kulturore dhe bamirësie si zonja e parë. Ajo rindërtoi jetën e saj në vitin 2016 me një burrë 20 vjet më të ri se ajo, Artur Ocheretni.

Kush janë vajzat e Putinit?

Nga ajo martesë lindën dy vajza, të cilat për arsye sigurie nuk e kanë mbajtur asnjëherë mbiemrin e babait, duke përdorur identitete sekrete. Më e madhja quhet Maria (Masha), ajo lindi Në (1985), në Leningrad (tani Shën Petersburg). Ajo përdor mbiemrin Vorontsova. Ajo u martua me biznesmenin holandez Jorrit Faasen, i cili punonte për Gazprom, kompaninë më të fuqishme të gazit në Rusi.

Më e vogla nga vajzat e Putinit quhet Yekaterina, ajo lindi tre vjet më vonë se e madhja, në 1986, në Dresden (Putini ishte vendosur atje nga KGB). Besohet se ajo përdor mbiemrin e gjyshes, Tikhonova. Profesioni i saj është ai i studiueses në Universitetin e Moskës në programet e investimeve. Ajo ishte e martuar me Kiril Shamalov, një miliarder. Doli në dritë se ajo ishte vajza e Putinit, sepse kështu thanë bashkëpunëtorët e saj në Universitetin e Moskës, megjithëse Kremlini e ka mohuar gjithmonë.

Kush është e dashura e tij Alina Kabaeva?

Putin ka qenë gjithmonë i lidhur me ish-gjimnasten Alina Kabaeva. Presidenti rus nuk e ka konfirmuar asnjëherë këtë marrëdhënie dhe i pyetur ai është përgjigjur se “gjithçka është në rregull”. Shumë media pretendojnë se ata kanë një djalë dhe thuhet se janë binjakë. Pra, nuk dihet nëse Putin ka 4 fëmijë.

Alina Kabaeva është një politikane ruse, drejtore e mediave. Ajo fitoi dy medalje olimpike, të artë në Athinë dhe bronz në Sidnej. Përktheu nga Marca G.D. /albeu.com/

Russian Olympic Gold Medalist Kabaeva Requests Early State Duma Departure - The Moscow Times

Alina Kabaeva on cover of Russia's Vogue in triumph of celebrity politics - CSMonitor.com

The gymnast linked to Vladimir Putin: Alina Kabaeva