Skandaloze! “Do e ngremë për leckash”, zbulohet komenti i patronazhistit për qytetarin (FOTO LAJM)

SPAK ka nisur hetimet për databazën e bërë publike pak ditë më parë në media, ku Partia socialiste kishte mbledhur të dhëna personale dhe private për cdo njeri në Tiranë.

Dosja e bërë publike kishte të dhëna mbi qytetarët nga “patronazhistët” e vendosur cep më cep Shqipërisë.

Ndërkohë që hetimet vazhdojnë nga SPAK, cdo ditë në media publikohen fakte skandaloze se si qytetarët shqiptarë janë ndjekur, spiunuar dhe investiguar për prirjet e tyre politike.

Por komentet që kanë qarkulluar në rrjet kanë theksuar edhe njëherë se patronazhistët kanë bërë vëzhgime deri në atë pikë qe ngjall frikë, por edhe kanë treguar nivelin qesharak të mënyrës sesi operon politika në vendin tonë.

Kështu komentet që janë bërë virale në rrjet dhe që kanë një gjuhë shumë me gabime dhe terma të rëndomtë janë:

-“… është parë në takimin e Tom Doshit në njësinë tonë. Dyshojmë që është e PSD pasi është shoqe me Bonën”

Edhe pse ka marrë legalizimin është i cmendur për PD, do mundohemi ta mbajmë në shtëpi ditën e votimit

-Ndoshta nuk vjen, është me pampersa, pro do e ngremë për leckash.

Mesazhet janë të qarta, shkeljet të rënda dhe madje mënyra sesi shqiptarët llogariten si shifra dhe me gjuhë harbute, ngre edhe njëherë pyetjet e mëdha nëse është kjo qeveria që ky vend meriton.


Shtuar 16.04.2021 16:48