Presidenti i Ukrainës po heq përkohësisht kërkesën për viza hyrëse për çdo të huaj që dëshiron të bashkohet me Legjionin e Mbrojtjes Ndërkombëtare të Ukrainës dhe të luftojë në anën e Ukrainës kundër trupave pushtuese ruse, raporton AP.
Volorymyr Zelenskyy nënshkroi dekretin, i cili hyn në fuqi të martën dhe do të mbetet në fuqi për sa kohë të jetë në fuqi ligji ushtarak.
Thirrja për shtetas të huaj vjen në një kohë që luftimet mes dy vendeve janë ashpërsuar dhe raportohet për mijëra viktima.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, po mundohet të organizojë mbrojtjen e vendit të tij duke drejtuar thirrje të njëpasnjëshme drejt Perëndimit për të ndihmuar me pajisje luftarake dhe trupa shtesë./albeu.com/