Ministri ukrainas-ushtarëve rus: Dorëzohuni dhe ju paguajmë (FOTO LAJM)

Ministri i mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, u ka ofruar një marrëveshje ushtarëve rusë që po operojnë atje.

Reznikov u kërkon atyre të ndalin luftimet e të dorëzojnë armët dhe për këtë gjë do të marrin amnisti e kompensim të plotë nga pala ukrainase.

Në një postim në Twitter, Reznikov shkruan:

Ata prej jush që nuk duan të bëhen vrasës dhe të vdesin, mund të shpëtojnë veten.

Kujtojmë se nga lufta në Ukrainë deri më tani janë vrarë mbi 5 mijë ushtar rus dhe rreth 250 ushtarë ukrainas./albeu.com/


Shtuar 28.02.2022 20:36