INSTAT: 45.3 leje ndërtimi më shumë se në 2020

Lejet e ndërtimit kanë njohur një rritje të fortë gjatë vitit të fundit.

Lajmin e bën të ditur Instituri i Statistikave, raportet e të cilit tregojnë se gjatë vitit 2021, janë miratuar gjithsej 1.396 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, duke shënuar një rritje prej 45,3 % në krahasim me 2020.

INSTAT thotë se vlera e përafërt e lejeve të miratuara është rreth 99,2 miliardë lekë ndërsa sipërfaqja e 2.3 milionë m2 .Sektori i ndërtimit ka pësuar kështu rritjen më të madhe në 4 vitet e fundit duke tejkaluar numrin e lejeve të dhëna në 2018 dhe në 2019.Kryeqyteti vijon që të marrë numrin më të madh të lejeve dhe si rezultat edhe të sipërfaqes së ndërtimeve të reja.

Në total në Tiranë gjatë 2021 janë miratuar 366 leje nga 313 që ishin në 2020 ndërkohë që sipërfaqja është më e madhja e miratuar ndonjëherë me rreth 1,65 milionë m2.Pas Tiranës renditen Durrësi, Elbasani dhe Korça. Qarqet me numrin më të vogël të lejeve të ndërtimi janë Gjirokastra dhe Dibra.

Në bazë të kategorisë së ndërtimeve peshën kryesore e mbajnë banesat individuale por nuk mbeten pas edhe ndërtesat industriale apo qendrat tregtare dhe hotelet.

Lejet e ndërtimit në vite:

2018         1,194

2019         1,094

2020          961

2021          1,396 /albeu.com/


Shtuar 28.02.2022 18:52