Sot takimi Rusi-Ukrainë, Basha: Kurrë nuk është vonë për dialog

Ndërsa sot do të zhvillohet takimi mes delegacioneve të Rusisë dhe Ukrainës për gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike, kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar përmes një statusi në Twitter ku shprehet se lufta kurrë nuk është një opsion pasi sjell vdekje dhe shkatërrim.

Më tej, kreu demokrat shtoi se gjithmonë ka vend për dialog.

“Sesioni Emergjent i OKB-së pas Rezolutës së KS të OKB-së të propozuar nga Shqipëria dhe SHBA është një mundësi për të demonstruar një qëndrim të unifikuar të OKB-së në mbështetje të paqes, pas unitetit të demonstruar nga shumë kombe, NATO dhe BE. Lufta nuk është kurrë një opsion pasi sjell vdekje dhe shkatërrim.

Gjithmonë ka vend për dialog, nuk është kurrë vonë. Kjo është koha për këdo që e ka marrë paqen si të mirëqenë, të bashkohet në unitet dhe të punojë me vendosmëri për paqen dhe sigurinë”, shkruan Basha./albeu.com


Shtuar 28.02.2022 10:39