“Unë i prezantova”, Kledi tregon si nisi lidhja e Fifit me Adisin (FOTO LAJM)

Kledi Hysa i ftuar në “Glamour zone” ka zbuluar se ka qenë ai që i ka prezantuar Fifin dhe Adisin. Kledi dhe Adisi janë kushërinj dhe janë rritur bashkë. Modeli u shpreh se ka qenë ai që i ka prezantuar, ashtu siç ka bërë me çdo banor tjetër të Big Brother, madje nuk e priste që gjërat mes tyre të arrinin këtu.

Ester Bylyku: Ti si familjar e aprovon këtë lidhje? Sepse ka raste që familjarët nuk e aprovojnë, mbase jo drejtpërdrejtë, por i duken çift toksik ose që nuk shkojnë.

Kledi Hysa: Mua më pëlqen komunikimi mes tyre, dhe unë Adisin e shikoj shumë të lumtur, dhe kjo më bën mua edhe më të lumtur. Edhe Fifin e shoh të lumtur dhe për mua nuk ka gjë më të bukur.


Shtuar 27.02.2022 15:50