Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, në aksin Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur Ura e Vrakës.
Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 3 persona, ndërsa rrethanat dhe shkaqet nuk dihen ende.
Policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 22:00, në aksin rrugor Shkodër–Koplik, janë përplasur mjeti tip audi me mjetin tip benz.
Sii pasojë e përplasjes drejtuesi i mjetit tip benz, shtetasi A. B., 20 vjeç, ka ndërruar jetë.
Si dhe është dëmtuar drejtuesi i mjetit tip audi shtetasi R. B. 21 vjeç dhe shtetasit D. B. 49 vjeçe pasagjere në mjetin tip audi dhe shtetasi B. K. 20 vjeç, pasagjer në mjetin tip benz, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër.
Grupi hetimor po punon për sqarimin rrethanave të aksidentit. /albeu.com/