A do të konkurojë Rusia në Eurovision pas sulmit të Ukrainës?

Rusia do të lejohet të marrë pjesë në Eurovisionin e këtij viti, pavarësisht se ka nisur një sulm ushtarak ndaj Ukrainës.

Organizatorët e quajtën konkursin një “ngjarje kulturore jopolitike” dhe thanë se aktualisht po planifikonifikojnë të presin pjesëmarrësit nga Rusia dhe Ukraina në ngjarjen e këtij maji.

Televizioni shtetëror i Ukrainës “UA:PBC” kishte bërë thirrje që Rusia të pezullohej.

Ai tha se transmetuesit rusë, të cilët mbikëqyrin pjesëmarrjen në konkurs, kishin qenë “një zëdhënës për Kremlinin dhe një mjet kyç i propagandës politike” dhe se kishin marrë pjesë në “shpërndarjen sistematike të dezinformatave” kundër Ukrainës.

Ndërkohë, delegacioni rus nuk u është përgjigjur ende komenteve.


Shtuar 25.02.2022 09:51