Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një bisedë telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron, ku i dha atij një shpjegim “shterrues” të arsyeve të veprimeve të Rusisë në Ukrainë, tha Kremlini.
Kremlini shtoi se thirrja u bë me iniciativën e Macron dhe ai dhe Putin ranë dakord të qëndronin në kontakt.
Macron ndërmori diplomaci intensive në javët e fundit në përpjekje për të shmangur një pushtim rus të Ukrainës, duke përfshirë mbajtjen e bisedimeve me Putinin në Kremlin./albeu.com