Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Delvinë.
Mësohet se një vajzë e re shtatzënë ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëhelmuar. Ngjarja ka ndodhur në Kopaçez të Delvinës.
E reja ka pirë helm për dhelprat dhe më pas është hedhur nga dritarja.
Mësohet se 24- vjeçarja me inicialet G.Z e ka humbur fëmijën kurse vetë është në gjendje të rëndë.
Menjëherë ajo është transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë.
