Bjellorusia e gatshme t’i vijë në ndihmë Rusisë me trupa ushtarakë nëse do të jetë nevoja

Udhëheqësi i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, thotë se trupat bjelloruse nuk po marrin pjesë aktualisht në pushtimin rus, por mund të bëjnë nëse është e nevojshme.

Karvanet ruse kanë hyrë në Ukrainë nga Bjellorusia. Moska ka trupa në Bjellorusi për javë të tëra, gjoja për stërvitje ushtarake, njofton BBC.

“Unë them përsëri, trupat tona nuk janë atje. Por nëse është e nevojshme, nëse është e nevojshme për Bjellorusinë dhe Rusinë, ata do ta bëjnë,” tha Lukashenko në komentet e raportuara nga agjencia shtetërore e lajmeve Belta.

Bjellorusia është një aleat i vjetër i Rusisë. Analistët e përshkruajnë vendin e vogël si “shtetin klient” të Rusisë. /albeu.com


Shtuar 24.02.2022 12:33