Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes, Hohn Kirby thotë se SHBA beson se akoma më shumë trupa ruse po hyjnë në rajonin e Donbasit të Ukrainës lindore.
“Ne sigurisht besojmë që forca ruse shtesë po lëvizin në atë rajon, jo përtej atij rajoni, që kemi parë. Por nuk mund të konfirmojmë me ndonjë specifikë të madhe numrat, cilat janë formacionet dhe cilat janë aftësitë”, tha ia në Pentagon.
Kirby shtoi se trupat ruse vazhdojnë të grumbullohen në kufi dhe janë të përgatitur të shtyjnë në Ukrainë nëse Vladimir Putin urdhëron një pushtim në shkallë të plotë.
“Ne besojmë se ata janë gati. Ata janë gati,” paralajmëroi ai.
Kujtojmë se në mesnatë Ukraina hyn në gjendje të jashtëzakonshme që do të zgjasë 30 ditë./albeu.com