Ndërsa kanë kaluar më shumë se 9 orë duke dëshmuar, kryeministri Edi Rama, ka pasur debate por edhe batuata së fundmi me deputetin demokrat Luçiano Boçin.
Pjesë nga diskutimi:
Rama: Nëse e bën ndarjen në burim, hapim riciklimin dhe mbetjet i çojmë në burim ku një pjesë digjen dhe një pjesë prodho energji.
(Ndërhyn Boçi)
Rama: Ore ju sikur hani shirit magnetofoni çdo mëngjes. Çfarë hani në mëngjes, nuk i keni ndarë akoma zajretë?
Tabaku: Të ndalemi te afera e Inceneratorëve
Rama: Po çfarë afere thoni? (Ben kryqin)
Boçi: Kryqin bëje mirë sipas përkaqësisë fetare
Rama: Si e kam përkatësinë? Duke iu dëgjuar juve edhe Para e bën kryqin keq.
Tabaku: Zoti Boçi kishte një yetje shumë konkrete
Boçi: Për ju s’ka rëndësi merreni me dhëmbët e lopëve e jo ligjin
Rama: Po pse të ngeli mendja te lopët
Boçi: Po i përmende ti
Rama: I ke përmendur vetë, por s’mban mend
Bushati: Je duke u sjellë si veteriner
Tabaku i përmend 430 milionë euro
Rama: Vazhdon prapë ajo
Boçi: Po aq është
Tabaku: I kërkoj teknikës të mbyllë mikrofonin e kryeministrit Rama
Boçi: Dëgjoje, dëgjoje…
Rama: Më ngec në fyt uji ndaj
Boçi: Janë para të pista ndaj. Ke të drejtë
Rama: Po më ngec nga e qeshura pra.
Boçi: Ti do me qesh në mënyrë falso?