Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetë 21-vjeçari

Një aksident i rëndë rrugor në aksin Vlorë –Orikum, i ka marrë jetën 21-vjeçarit, Savjo Dhimojani dhe plagosur rëndë shoferin, Arif Canaj.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Radhimë, ku automjeti tip “Ford” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë betoni.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.02.2022, në aksin rrugor Vlorë – Orikum, në afërsi të fshatit Radhimë, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin A. C., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë betoni , ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /albeu.com


Shtuar 23.02.2022 13:17