Kryeministri Edi Rama teksa ka marrë pjesë në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve për të dëshmuar mbi aferën korruptive, ka nisur edhe batutat e debatet me kryetaren e këtij komisioni, Jorida Tabaku.
Rama u shpreh se Tabaku po bën akuza të pabaza, kur flet për afera, pasi sipas tij, asnjë anëtar I komisionit nuk ka të drejtë të komëntojë, para vendimeve të gjykatave.
Në një moment, kryeministri përmendi edhe Big Brother, ku u shpreh se Komisioni Hetimor kërkon tani të marrë vëmendjen që deri dje e kishte ky program televiziv.
“Unë e kuptoj që Big Brother kishte fituar një audiencë të madhe, por unë nuk jam këtu për të diskutuar se kush doli me kë, kush fjeti me kë e kush u zgjua me kë”, deklaroi Rama./albeu.com/