Kryeministri Rama mbërrin në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit ku do të zhvillohet mbledhja e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve.

Rama pritet të dëshmojë sot për aferën korruptive të djegësve të mbetjeve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale mëngjesin e kësaj të mërkure, Rama shprehej se do të shkonte të dëshmonte me kënaqësi para anëtarëve të komisionit.

Po ashtu rikujtojmë se në ditët e mëparshme, në komision kanë dëshmuar edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, kryebashkiakja Emirjana Sako, ministrja Belinda Balluku, Ermonela Felaj, Alqi Bllako, dhe emra të tjerë të rëndësishëm./albeu.com/